Rasti Khashoggi: Sekretari britanik nuk merr pjesë në samitin saudit

Sekretari britanik për Tregti Ndërkombëtare, Liam Fox ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një konferencë për investime që do të mbahet në Arabinë Saudite javën e ardhshme, ka raportuar BBC, përcjell REL. 

Ky vendim i Fox ka ardhur pas supozimeve se ky shtet është mbrapa vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Khashoggi nuk është parë i gjallë nga 2 tetori, pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, vendin në të cilin zyrtarët besojnë se është vrarë.

Arabia Saudite, e cila mohon vrasjen, ka lejuar hetuesit që të hyjnë brenda konsullatës një natë më parë.

Ministri francez dhe ai holandez për Financa, si dhe shumë biznismenë dhe politikanë tjerë kanë njoftuar po ashtu për tërheqje nga ky takim.

Megjithatë, një numër i madh i bizneseve, duke pëfshirë, Goldman Sachs, Pepsi dhe EDF janë ende duke synuar të jenë pjesë e takimit, pavarësisht presionit në rritje për të bojkotuar këtë konferencë, meqë Washington Post ka publikuar të enjten shkrimin e fundit të Khashoggit në të cilin ai bën thirrje për liri të shtypit në vendet e botës Arabe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button