Qyteti i Shkupit ende po taktizon me subvencionimin e stufave me peleta

Sezoni i ngrohjes tashmë ka filluar, ndërsa qyteti i Shkupit ende nuk e ka publikuar thirrjen e dytë për subvencionimin e blerjes së stufave me peleta për qytetarët e interesuar. Njoftimi është dashur të publikohet qysh para fillimit të sezonit të ngrohjes, si njoftimi i dytë këtë vit, pasi në Këshillin e Qytetit dështuan përpjekjet e kryetarit Peter Shilegov që në rebalancin buxhetit të qytetit të “përvjedhë” shkurtimin pikërisht në pjesën e subvencionimit, me arsyetimin se subvencionet e tilla i jep Ministria e ekonomisë, si dhe disa komuna në Shkup, si Aerodromi dhe Gazi Baba, transmeton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Subvencionet për stufa me peleta janë një nga masat për reduktimin e ndotjes nga masat në listën e organizatave mjedisore, me të cilat i kanë obliguar kandidatët për kryetar të Shkupit para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

“Të gjithë kandidatët për kryetar të komunës e morën mbi vete detyrimin për të përmbushur 39 kërkesat e Koalicionit “O2″. Disa nga këto kërkesa janë të përfshira në projektet në realizim e sipër të Sektorit për mjedis jetësor, i cili punon mjaft suksesshëm. Por kam përshtypjen se lufta kundër ajrit të ndotur, njëlloj sikurse “angazhimi” për trajtim human të kafshëve, nuk janë asgjë më shumë se premtime të rreme parazgjedhore të garniturës aktuale në qytetin e Shkupt. Thirrja për subvencionimin e stufave me peleta ende nuk është publikuar, negociatat me transportuesit privatë për transferimin e një pjesë të autobusëve me gaz “janë në realizim e sipër” dhe ne edhe këtë dimër në transportin publik do të kemi autobusë që janë nën të gjithë standardet. Angazhimin më të madh që e shoh unë në përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerit të koalicionit -BDI-së, por pazaret partiake as e reduktojnë as e eliminojnë ndotjen”, thotë Dragana Vellkoska, këshilltar në qytetin e Shkupit nga “e Majta”.

Në qershor Shilegov u kritikua nga opozita në këshillin e Qytetit, për shkak se me rebalancin e buxhetit ai propozoi shkurtim të fondeve për subvencionimin e stufave me peleta, si dhe prokurimin e autobusëve elektrike. Subvencionet e stufave me peleta si lëndë djegëse, e pranueshme në aspektin ekologjik nga djegia e drunjve, për herë u prezantua nga kryetari i mëparshëm i Shkupit, Koce Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button