Grubi: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, të gjithë deputetët të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese

Deputeti Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend. Sipas tij, të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi që siç thotë të gjithë deputetët kanë premtuar se do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO, shkruan Makfaks.

“Qëndrimi në lidhje me zgjedhjet është se ato nuk janë një zgjidhje. Zgjidhja është që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe sapo të kemi shteruar debatin, duhet të mbështesim amendamentet, të gjithë 120 deputetë së bashku t’i shkruajmë me ekspertë, me gazetarë, me një bashkësi të plotë akademike, “Grubi.

Grubi refuzoi të komentoj lidhur me atë nëse do të mbështesin shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në rast se nuk sigurohet dy e treta e deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button