Barcelona transferon mbrojtësin e Liverpoolit (FOTO)

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për afatin kalimtar të janarit.
Lojtari i parë që mund t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të janarit mund të jetë një mbrojtës.‘The Sun’ raporton se katalanët janë në “gjueti” për një mbrojtës qendror, dhe emri që ka përfunduar në listën e tyre është ai i Liverpoolit, Dejan Lovren, transmeton Lajmi.net.

Lëndimet e shpeshta të Umtitit dhe mos ofrimi i sigurisë së madhe nga Pique, kanë shtyrë Valverden të mendojë për Lovrenin si opsion ideal për mbrojtjen, i cili po ashtu nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te Liverpooli në formacionin e Klopp.

Reprezentuesi kroat është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2014, ku ishte transferuar nga Southampton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button