Dimitrov: Nikos, nga zemra të dëshiroj sukses dhe shëndet për sfidat e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, e ka komentuar dorëheqjen që dje e dha homologu i tij grek, Nikos Koxias, njofton Portalb.mk.

Ai i ka dëshiruar Koxiasit sukses në të ardhmen dhe thotë se me bisedimet dhe nënshkrimin e Marrëveshjes kanë arritur që të bëjnë diçka që ka qenë e pamundur thuajse tre dekada.

“Të udhëhequr nga kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Koxias, kemi pasur muaj intensiv të komunikimit, u bëmë miq të vërtetë dhe në periudhë prej një viti kemi arritur që të bëjmë diçka që në 27 vitet e kaluara llogaritej e pamundur – i afruam dy shtet tona dhe nënshkruajtëm marrëveshjes historike në Prespë, duke ndërtuar urë miqësie dhe duke dëshmuar se edhe rajoni jonë mund të zgjidh konteste dhe të krijojë ardhmëri. Nikos, nga zemra të dëshiroj shëndet dhe suksese në sfidat e ardhshme. Nga ana jonë, do të vazhdojmë me përkushtim të madh drejt rrumbullakimit të kësaj zgjidhjes historike, bashkë me forcat tjera progresive dhe demokratike në Shkup dhe Athinë”, shkruan Dimitrov.

Koxias në Twitter: Tentuan të më gropojnë, por harruan që unë jam farë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button