“New York Times”: Inteligjenca amerikane e bindur për lidhjen e princit saudit në rastin Khashoggi

Gazeta “New York Times” ka shkruar se Inteligjenca amerikane po bindet gjithnjë e më shumë se princi i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman ka rol në ‘vrasjen‘ e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës amerikane “New York Times”, e cila është një nga gazetat më kryesore në SHBA pretendohet se princi Muhammed mund të “jetë i përfshirë” në ngjarjen e Khashoggi-t.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe ato evropiane ende nuk kanë mundur të mbledhin prova konkrete të sakta dhe nuk kanë arritur ende në rezultatin nëse princi saudit ka urdhëruar “vrasjen” apo rrëmbimin dhe dërgimin e Khashoggi-t në Arabinë Saudite, por se shërbimet inteligjente posedojnë “prova të shkallës së dytë të cilët sa vijnë e shtohen”, thuhet në artikullin e gazetës.

Po ashtu zyrtarët kanë theksuar se duke patur parasysh kontrollin e plotë të princit Muhammed mbi shërbimet e sigurisë, është pothuajse e pamundur që të zhvillohet ndonjë operacion pa dijeninë e tij.

Më tej theksohet se njësitë e inteligjencës amerikane kanë përgatitur një vlerësim në lidhje me princin saudit për t‘ia paraqitur presidentit amerikan Donald Trump.

Zyrtarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, e kanë cilësuar si “fatkeqësi” vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Arabinë SAudite me “qëllim për të gjetur zgjidhje diplomatike” për ngjarjen Khashoggi.

Një zyrtar i cili është informuar në lidhje me bisedën ka thënë se Pompeo gjatë vizitës së tij ka kërkuar shpjegime nga princi Muhammed por se princi i ka refuzuar pretendimet.

– Ngjarja Khashoggi

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button