A është i mundur “Vetingu” në sistemin gjyqësor në Maqedoni?

Gjyqësorit në vend i duhen reforma reale, dhe kjo është një prej propozimeve në Raportin e Pribes-së, por edhe konstatim i ekspertëve vendore. Se kjo është kështu, flasin edhe bisedat telefonike të përgjuara, të ashtuquajtura “bomba të opozitës”, ku është i dukshëm ndikimin i politikës mbi sistemin gjyqësorë, dhe fakt për këtë është vet formimi i Prokurorisë Speciale Publike. Edhe pse, qeveria e re është preokupuar me ndryshime të rregullores ligjore lidhur me sistemin gjyqësor, përsëri mbetet fakt se në këtë fushë janë të nevojshme reforma të thella dhe praktike. 

Shkruan: Drilon Saliu

Me kokëdhimbje të njëjtë ballafaqohen të gjithë vendet në Ballkan, disa më shumë, disa më pak. Shqipëria fqinje, për shembull, para dy vitesh kërkoi “ilaç” me zbatimin e reformave të thella gjyqësore. Për këtë qëllim me 22 korrik të vitit 2016 në Parlamentin e Shqipërisë u votuan ndryshime kushtetuese për reforma në sistemin gjyqësor, të ashtuquajtur “Veting“, me çka u miratuan edhe ndryshime ligjore për kontroll të gjykatësve, prokurorëve, inspektorëve dhe shërbyesve policor.

ÇKA NË TË VËRTETË PËRFAQËSON PROCESI I “VETINGUT”

Sipas vendimit të ri ligjor me “Veting” janë përfshirë të gjithë gjykatësit, përfshirë edhe gjykatësit administrativ, gjykatësit e lartë, prokurorët, inspektorët, shërbyesit policor, këshilltarët gjyqësor në Gjykatën Administrative, më pas ish gjykatës, ish prokurorë, si dhe këshilltarë të cilët më së paku tre vite kanë punuar në gjykatë.

Të gjithë këto persona do të vlerësohen në tre nivele: vlerësim i pronës së tyre – në kuptimin e pasurisë së arrirë, kontroll të personalitetit të tyre – me qëllim që të verifikohet nëse kanë pasur kontakt me persona të përfshirë në krim të organizuar, si dhe vlerësim të kapacitetit të tyre profesional sipas të cilave do të konstatohet nëse personi është i përgatitur profesionalisht për kryerjen e veprimtarisë. Më pas këto tre formula detalisht do të kontrollohen prej Komisionit për kualifikim, Kolegjiumit të veçantë për apel dhe komisionarëve publik në bashkëpunim me mbikëqyrësit ndërkombëtar. Pas përfundimit të këtij procesi, për ata të cilët nuk kanë përmbushur kushtet ose nuk kanë respektuar norma do të ketë sanksione – dënim me suspendim prej një viti, deri në shkarkimin e plotë të atij i cili nuk përmbush kriteret. Ky evidentim i trefishtë ka për qëllim jo vetëm pastrimin e elementeve lidhur me krimin, por edhe me kuadrin joprofesional  i cili ka siguruar vend pune me atë të korrupsionit, politik ose lidhje financiare.

Është paraparë se ky proces të zgjat nëntë vite, deri në vitin 2024, dhe tashmë po jep rezultatet e para. Sipas informacioneve në mediumet shqiptare, qindra punonjës policor kanë refuzuar të mbushin formularët, ndërsa katër gjykatës dhe prokuror kanë dhënë dorëheqje duke tentuar ti ikin këtij procesi.

A ËSHTË I MUNDUR NJË PROCES I TILLË NË GJYQËSORIN MAQEDONAS?

Në Raportin e Pribe-së të publikuar në vitin 2017, ka vërejtje serioze në lidhje me reformat gjyqësore, në faqen 4 (pika 26 dhe 27) thuhet:

 Është zbatuar një prej dymbëdhjetë propozimeve të vitit 2015 nga fusha e gjyqësorit dhe përndjekjes. Dhe ka qenë propozimi për mbajtjen e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve…

Shumë prej praktikave të shpalosura në Raportin e viti 2015 vazhduan. Kontrolli dhe keqpërdorimi i procesit gjyqësor nga ana e një numri të vogël gjykatësit në pozita të fuqishme që të shërbejnë dhe promovojnë interesat politik, nuk është zvogëluar. Këto gjykatësit vazhduan që të kryejnë shtypje mbi kolegët më të rinj përmes kontrollit të tyre mbi sistemin për emërim, vlerësim, avancim, disiplinë dhe shkarkim, të cilat janë shfrytëzuar për shpërblim të të dëgjueshmeve dhe dënimin e atyre që nuk u janë nënshtruar shtypjeve. Ky është përshkruar si lloj i “shtet i robëruar”, por është më e saktë të thuhet si gjykatë dhe prokurori e “robëruar” nga ana e qeverisë ekzekutive. 

Pas krizës së thellë politike në Maqedoni, me ardhjen e qeverisë së re, filluan edhe reformat e parapara pikërisht në propozimet e Pribe-së, por jo edhe “Vetingu”.

Profesori universitar i të drejtës kushtetuese dhe administrative, Jeton Shasivari, për “Vërtetmatësin” thotë se një proces i tillë është i patjetërsueshëm jo vetëm në gjykatë, por edhe në radhët politike:

Padyshim, në vendin tonë, ekziston nevoja për verifikim gjithëpërfshirës, i cili do të përfshijë jo vetëm gjykatësit dhe policinë, por vlerësojë se procesi duhet të fillojë prej politikanëve. 

Ky proces reformues radikal para së gjithash është në interes të mbrojtjes së qytetarëve, në veçanti, për shkak të faktit se drejtësia në vendin tonë akoma është në mes “drejtësisë së robëruar” dhe “reformave në drejtësi”, ndërsa institucionet janë seriozisht të njëanshme, të politizuara dhe joprofesionale, me shkallë të ulët besimi te qytetarët. 

Ai, vlerëson se një proces i atillë është ngushtë i lidhur edhe me procesin integrues të vendit, si kusht për anëtarësim në NATO dhe BE:

Nevoja e kësaj reforme është shumë e madhe, duke pasur parasysh se reformat e vërteta në sistem janë kusht i detyrueshëm në procesin e integrimit në NATO dhe BE. Parakushti kryesor është që të arrihet verifikimi i suksesshëm është i lidhur me diskutimin dhe miratimin e konsensusit të kornizës gjithëpërfshirëse ligjore në mënyrë demokratike, e cila do të shërbej si udhëheqëse e këtij procesi, definim i qartë i kritereve kryesore për Veting, siç janë kriteret profesionale, integriteti moral dhe njerëzor, si dhe ndikimet e mundshme të krimit, korrupsionit dhe politikës së përditshme, shton Shasivari.

Por, nga ana tjetër, ish-prokurori, Bardhyl Kuka, vlerëson se edhe pse është i nevojshëm një kontroll i tillë, përsëri, në këtë moment nuk ka kushte për implementimin e “Vetingut” në Maqedoni:

Qeveria ekzekutive dhe gjyqësore qëndrojnë në “këmbë qelqi”, nuk kanë shumicë të qëndrueshme. Në ambientin aktual politik në Maqedoni, nuk mund të mendohet “Vetingu”, sepse shumë funksionarë të tanishëm, mund të jenë objekt i një procesi të këtillë. Kështu që, ky proces së pari do pengohej pikërisht prej këtyre funksionarëve

Ish-prokuroi Kuka, vlerëson se një proces i tillë është i nevojshëm edhe në Avokaturën Shtetërore:

Një kontroll Ventig në Maqedoni është më shumë se i nevojshëm. Në të vërtetë, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në gjithë sistemin gjyqësor – si dhe në Avokaturën Shtetërote). Edhe pse Avokatura Shtetërore nuk është organ klasik i drejtësisë, përsëri, është e lidhur ngushtë me fushën e gjyqësorit. 

BURIMI: VËRTETËMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button