Ja nga cila sëmundje jemi të rrezikuar nëse ndihemi të përgjumur gjatë ditës!

Personat të cilët ndihen të përgjumur gjatë ditës kanë shumë gjasa që të vuajnë nga sëmundja e Alzaimer sipas një studimi të kryer kohët e fundit. Në këtë studim ku morrën pjesë 123 vullnetarë për një periudhë kohore 16 vjeçare , studiuesit zbuluan se pavarësisht arsyeve , mungesës së gjumit, stresit  apo diçkaje tjetër- përgjumja gjatë ditës lidhet me zhvillimin e kësaj sëmundjeje, shkruan Bordo.al. 

Faktorë të tillë si dieta dhe aktiviteti mendor janë thelbësore për parandalimin e sëmundjes së Alzaimerit, por gjumi nuk ka arritur akoma në këtë status edhe pse kjo mund të ndryshojë,’ thotë Dr. Adam Spira. Nëse gjumi jo i mirë ndikon te kjo sëmundje atëherë ne mund të jemi në gjendje që të trajtojmë pacientët me problem gjumi për ti shmangur këto probleme.

Kjo është hera e parë që alzaimeri lidhet me gjumin. Personat që vuajnë nga sëmundja e Alzaimerit kanë probleme me gjumin. Në fakt një nga arsyet kryesore se përse familjarët vendosin që ta çojnë një person i cili vuan nga dementia në azil është pikërisht sepse nuk mund ti përballojnë netët pa gjumë. Studimet sugjerojnë se se kjo ndodh pasi kjo sëmundje nuk e lejon një person që të flejë. Sidoqoftë studimet e ndryshme kanë parë dhe anën tjetër të medaljes, se gjumi I keq mund të jetë një shkaktar jo një simptomë e sëmundjes.

‘Nuk ekziston ende një kurë për Alzaimerin kështu që duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që ta shmangim. Edhe nëse gjendet një kurë përsëri duhen theksuar strategjitë e parandalimit,’ thotë Dr. Spira. Një gjumë i rregullt dhe i mjaftueshëm mund të jetë një mënyrë për të parandaluar apo ngadalësuar këtë sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button