SHBA e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për rastin Khashoggi

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në takimet e tij me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu ka dhënë fjalën për mbështetje në hetimet në lidhje me rastin e zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me takimet e Sekretarit Pompeo në Turqi, Nauert bëri të ditur se në takimin Pompeo – Erdoğan janë diskutuar temat dypalëshe, përfshirë edhe çështjen e Sirisë. Ajo theksoi se Pompeo i ka shprehur Erdoğanit kënaqshmërinë e tij për lirimin e pastorit Brunson.

Zëdhënësja po ashtu ka shtuar se Pompeo i ka shprehur presidentit Erdoğan shqetësimet e tij në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe se ka theksuar se janë të gatshëm për çdo lloj ndihme.

Duke theksuar se Pompeo është takuar edhe me homologun e tij turk Çavuşoğlu, Nauert tha se gjatë këtij takimi janë shkëmbyer mendimet në lidhje me çështjen e Sirisë, Iranit dhe luftën kundër terrorizmit.

Gjatë takimit, sipas Nauert, Pompeo ka shprehur kënaqshmërinë e tij për lirimin e pastorit Brunson dhe se ka ritheksuar fjalën e tij për ofrimin e çdo lloj të mbështetjes për hetimet në lidhje me rastin e zhdukjes së Khashoggit.

Sekretari amerikan në takim me Çavuşoğlun ka diskutuar edhe për gjendjen e Dr. Serkan Gölge dhe të shtetasve të tjerë të arrestuar në Turqi si dhe për stafin e misioneve të SHBA-ve në Turqi.

CNN: Kashogi është vrarë, e më pas është copëtuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button