Shpërthim në një shkollë në Krime, 10 persona humbin jetën
Shpërthimi që ndodhi në Krimenë e aneksuar nga Rusia, është raportuar të jetë shkaktuar nga një mjet shpërthyes artizanal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Kombëtar i Anti-Terrorizmit të Rusisë në një deklaratë ka konfirmuar se si pasojë e shpërthimit në një kolegj në Krime sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 persona dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur nga një mjet shpërthyes artizanal thuhet se ka nisur operacioni për kapjen e përgjegjësve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, në një deklaratë ka njoftuar se shpërthimi po vlerësohet si mundësi e një sulmi terrorist.
Në deklaratat e para të bëra pas ngjarjes ishte njoftuar se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e presionit në sistemin e gazit natyror.
Ndërsa në anën tjetër, sipas dëshmitarëve, është njoftuar se para shpërthimit në rajon ishin dëgjuar shumë të shtëna armësh.