Të premten do të mbahet takim fillestar me grantistët në kuadër të projektit “KriThink”

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” kanë nderin të Ju ftojnë të merrni pjesë në takimin me grantistët nga programi i granteve të vogla të projektit “Me mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”, që zbatohet me financim të Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të mbahet me 19 tetor 2018 (e premte) nga ora 11:00 në Qendrën Civile të Resurseve, bulevardi “Shën Kirili dhe Metodi”, nr. 50, përballë NLB Bankës, Shkup.

Qëllimi i takimit është që nëpërmjet prezantimit të projekteve nga programi i grandeve to vogla, të nxitet bashkëpunim në fushën e zhvillimit të mendimit kritik dhe shkathtësi mediale  në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit të të gjithë palëve të përfshira. Megjithatë, përfaqësuesit e gjashtë organizatave civile do t’i paraqesin elementet kryesore të projekteve të tyre para publikut dhe do ta paralajmërojnë bashkëpunimin me organizatat lokale dhe me mediat në rajone ku do të implementohen projektet.
Parashihet që ngjarja të zgjasë një orë e gjysmë dhe përveç organizatave civile, mediat dhe institucionet tjera relevante do të kenë mundësi për zhvillim të bashkëpunimit fillestar për zgjerimin e aktiviteteve në sferën e shkrimit mediatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button