Prokuroria ngriti aktakuzë kundër aktorit Toni Mihajllovski, pasi e ka kërcënuar gazetarin Branko Triçkovski

Prokuroria Themelore Publike Shkup informon se është dorëzuar akt prokurorial kundër një personi për kërcënim në rrjetin social “Facebook”. Jo-zyrtarisht mësohet se akuza është dorëzuar kundër aktorit dhe përkrahësit të VMRO-DPMNE-së, Toni Mihajllovski, për kërcënimet që ia ka bërë gazetarit Branko Triçkovski, njofton Portalb.mk.

Mihajllovski ngarkohet për vepër penale “Rrezikim të sigurisë prej nenit 144 paragrafi 4 nga Kodi Penal”.

“I akuzuari ngarkohet se më 16.06.2017, nëpërmjet rrugës së sistemit informatik, është kërcënuar se do të kryejë vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej 5 vjetëve ose dënim më të rëndë. Kërcënimet janë publikuar në formë të komentit në profilin e tij në rrjetin social dhe kanë qenë të drejtuara ndaj personit të dëmtuar – gazetar, gjatë së cilës, i akuzuari ka thirrur për likuidim fizik dhe e ka rrezikuar sigurinë e gazetarit”, informojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes në vitet 2013-2018-të, në Maqedoni u shndërrua në gjuhë normale e komunikimit për shumë persona publik, gazetarë, tifo grupe, funksionarë e qytetarë nëpër rrjetet sociale, media e protesta. Sipas statistikave që i ka siguruar Portalb.mk, për 5 vitet e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar vetëm 29 raste të gjuhës së urrejtjes, në kushte të shoqërisë sonë të brishtë në Maqedoni, ku thuajse në çdo revoltë qytetare gjuha e urrejtjes është kryefjala e protestës

ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button