Ibrahim Sangare po kërkohet nga Milani

Mesfushori i Toulosit, Ibrahim Sangare ka tërhequr interesimin e skuadrës italiane.

MilanNews raporton se 21-vjeçari me perspektiv ka rënë në radarin e ekipit të Milanit.

Sangare është krahasuar me veteranin e Olympiacosit, Yaya Toure dhe Leonardo po konsideron se lojtari mund të ketë të ardhme të ndritur, transmeton Telegrafi.

Toulouse do të ishte i gatshëm ta shiste lojtarin për 20 milionë euro, megjithëse Rossonerët ende nuk kan] bçrç ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të klubit francez.

Megjithatë, Leonardo planifikon që këtë ta bëjë në afatin kalimtar të janarit duke parë se milanistët kanë një vit të ngjeshur me ndeshje ndërkombëtare dhe Serie A.

Gjithashtu është raportuar dje se kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin e Flamengos, Lucas Paqueta.

Ndryshe, Milan aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 12 pikë, përkatësisht ka 12 më pak se lideri, Juventusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button