Katimerini: Koxias dhe presidenti grek kanë biseduar për Marrëveshjen e Emrit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, është pranuar në takim te presidenti grek, Prokopis Pavllopullos që të diskutojnë për situatën me Marrëveshjen e Emrit, shkruan gazeta greke “Katimerini”, njofton Portalb.mk.

Burimet nga presidenca në Athinë për gazetën e kanë konfirmuar mbajtjen e takimit, por nuk kanë prezantuar informata të detajuara për rrjedhën e diskutimit mes dy politikanëve.

Paraprakisht, javën e kaluar, Koxias e ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos për varrosje të pozitave qeveritare në lidhje me Marrëveshjen. Lideri i Grekëve të Pavarur, e ka nënvizuar zemërimin e partnerit të tij të koalicionit SIRIZA për shkak të planit alternativ për Marrëveshjen, të prezantuar në kuadër të vizitës së tij në Uashington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button