Mbi një milion denarë u ndanë për ekspozitën ndërkombëtare “100 vjet Trebenishtë”

Qeveria e Maqedonisë miratoi vendimin për realizimin e Ekspozitës ndërkombëtare “100 vjet Trebenishtë”, transmeton Portalb.mk.

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë i angazhuar në kuadër të mjeteve të parapara për Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të sigurojë mjete me vlerë prej 1.200.000,00 denarë në kuadër të mjeteve të siguruara nga buxheti shtetëror për realizimin e Ekspozitës ndërkombëtare “100 vjet Trebenishtë.

Me rastin e 100 vjetorit nga hulumtimet e para të nekropolit Trebenishtë, në Ohër, Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë, Instituti me Muzeun Nacional Arkeologjik- Sofje dhe Muzeu Kombëtar Beograd. Do të organizohen tri ekspozita të përbashkëta, të cilat do të jenë të njëpasnjëshme në Shkup, Sofje dhe Beograd. Ekspozita do të mbahet në periudhën nga 15 nëntor 2018 deri në 15 maj të vitit 2019.

Ekspozitat janë përkushtuar në promovimin e vlerave të përbashkëta evropiane dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e shpallur për prioritet kryesor të politikës së jashtme të tre shteteve – Republikës së Maqedonisë, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Serbisë. Me ekspozitat do të prezantohet një pjesë e pasurisë së trashëgimisë kulturore të Republikës së Maqedonisë, e cila gjendet në tre shtete para opinionit të gjerë ku e njëjta nga afër do të njihet me njërin nga lokalitet më të njohura nga Republika e Maqedonisë. Ekspozita “100 vite Trebenishtë” padyshim do të jetë promotori më i madh i trashëgimisë kulturore arkeologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button