Kuvend i Maqedonisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë hequr dorë nga fjalimet, debati vazhdon të premten

17.30 – Debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë të premten, tha kryetari i parlamentit Talat Xhaferi pas diskutimit të sotëm pasdite në të cilin morën pjesë vetëm deputetë nga LDSM-ja.

***************************************************************

14:00 – Deputetët e opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE kanë hequr dorë nga fjalimet në seancën e 61-të të Kuvendit të Maqedonisë në të cilën diskutohet për propozimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Kushtetutës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Ata nuk gjenden në listën e folësve të seancës së sotme.

Sipas asaj që sqaroi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, propozimi i Qeverisë së Maqedonisë mund të pësojë ndryshime, varësisht mënyrës se si do të zhvillohet diskutimi pas leximit të parë.

“Kryeministri tashme e tre ditë është në seancë plenare, ai ka treguar nevojën dhe rëndësinë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, pasi që siç tha ai, situata është shumë serioze. Është e qartë se amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës do t’i përgatit Qeveria, dhe më e mira është që ajo të ndodh me konsensusit nacional në frymën e Marrëveshjes së Prespës. Kryeministri dje tha se pas votimit të parë, debati mund të zhvillohet në atë mënyrë që të ketë nevojë të plotësohet propozimi i Qeverisë. Mënyra se si do të ndodh, çfarë përmban, do të shihet pasi të mbarojë kjo pjesë”, tha Boshnjakovski.

Sipas propozimit të Maqedonisë, me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene: Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë – Republika e Maqedonisë Veriore, ndryshime në preambulën e Kushtetutës, garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë dhe kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë.

****************************************************************************

13:00 – Seanca e 61-të e Kuvendit të Maqedonisë ku në rend dite janë ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, ka nisur me përplasje mes shumicës parlamentare dhe opozitës, transmeton Portalb.mk.

Deputeti Pançe Minov është shprehur se është “kundër” ndryshimeve kushtetuese, sepse sipas atij ajo ndërron identitetin kombëtar, preambulën dhe emrin e Maqedonisë.

“Unë kërkoj të largohet erga omnes. Dhe kjo është kërkesë edhe e imja, por edhe e liderit Stevço Jakimovski dhe partnerit të koalicionit, Mickoskit”, tha Minov, duke i replekuar deputetit të BDI-së, Branko Manjallovski i cili tha:

“Amnestia për të gjithë është opsioni më i lirë për shtetin, se sa nëse ata qëndrojnë në burg ”.

Ndaj tij ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov duke thënë se me marrëveshjen ruhet identiteti, dhe se hapja e një procesi të ri të negociatave, sjellë rrezik të madh si për Maqedoninë, edhe për Greqinë.

“Nëse hapim proces të ri të negociatave, rreziku që të humbim ne dhe Greqia, është i madh”, tha Dimitrov.

Deputetët e shumicës parlamentare dhe opozita edhe dje, në ditën e dytë të debatit, mbetën në qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshe, seanca e 61-të ka nisur të hënë, e cila u diskutua në opinion për shkak të propozimit të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për falje dhe pajtim në Kuvend.

“Vetëm nëpërmjet bisedave gjendet zgjidhje dhe unë jam për dialog. Nuk më shkon ndër mend të ndikoj në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, por duhet të falim”, tha Zaev dje në seancën plenare për ndryshimet kushtetuese.

Menjëherë pas deklaratës së Zaevit, arriti lajmi se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski është liruar nga paraburgimi shtëpiak, i cili i ishte caktuar si masë pas akuzës për pjesëmarje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Edhe deputeti Luben Arnaudov, i cili është njëri prej të akuzuarve është liruar nga paraburgimi shtëpiak si pasojë e një garancie monetare prej 300 000 eurosh që gjykata i pranoi sot.

Për ta shfuqizuar masën e burgut shtëpiak Vasilevski si garanci ka ofruar rreth 400 mijë euro dhe pronë të patundshme.

Pas vendimit të gjykatës për shfuqizimin e masës së burgut shtëpiak deputeti Vasilevski do të mund të marrë pjesë dhe të votoj në seancat e rregullta të Kuvendit.

Për dallim nga një natë më herët kur pushteti dhe opozita diskutonte mbi çështjen nëse kryeministri Zaev ka ofruar amnisti ose jo, sot me qëndrim të qartë rreth kësaj çështje doli nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev, i cili është edhe kryetar i Kavadarit, në një intervistë për Dojçe Velle, ka thënë se e përkrah amnistinë për të akuzuarit e 27 prillit, por edhe se nën kushte të caktuara, do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij nga VMRO-DPMNE të cilët mbrëmë deklaruan se nuk duan “amnisti për drejtësi”, Jançev thotë se deklaratën e Zaevit e ka kuptuar si thirrje për amnisti dhe vlerëson se kjo gjë edhe duhet të ndodhë.

Zaev është për falje, Jançev për amnisti, Vasilevski dhe Arnaudov në liri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button