Trump këshillon të mos ketë gjykime të ngutshme për zhdukjen e Khashoggit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka këshilluar që të mos ketë fajësim të ngutshëm të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve, AP, se Riadi është duke u trajtuar “fajtor derisa të vërtetohet pafajësia”.

Trump po ashtu ka thënë se trashëgimtari i fronit saudit, Princi, Mohammed Bin Salman ka mohuar të ketë njohuri se çfarë ka ndodhur me gazetarin Khashoggi, transmeton REL.

Megjithatë, New York Times ka raportuar se katër prej 15 personave të identifikuar nga autoritetet turke si të dyshuar për vrasjen e Khashoggit kanë lidhje me princin saudit, derisa një tjetër person është figurë e lartë në ministrinë e Brendshme saudite.

Disa zyrtarë turq të paidentifikuar kanë thënë se kërkimet në konsullatën saudite në Stamboll u kanë thënë më shumë fakte se ai është vrarë atje.

Gazetari, i njohur si kritik i udhëheqësisë saudite, është parë i gjallë për herë të fundit teksa ka hyrë në konsullatë më 2 tetor.

Arabia Saudite ka mohuar të ketë vrarë atë duke thënë fillimisht se ai është larguar në gjendje të mirë.

Ky rast ka shtuar presionin kundër Arabisë Saudite nga aleatët kyçë.

Të martën ministrat e Grupit të shtatë Shteteve më të Industrializuara (G7), i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite të kryjë “hetime” transparente në këtë çështje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të vizitojë të mërkurën Turqinë, pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, ku është takuar me Mbretin Salman dhe princin e kurorës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button