Mitchell deri te Mickoski: Jemi të dëshpëruar nga VMRO-DPMNE

Ndihmës-sekretari i shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell, përmes një letre dërguar Hristijan Mickoskit, thotë se është i dëshpëruar nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe me hapat që po merr opozita në këto ditë në Kuvend në debatin për ndryshimet kushtetuese.

Letra është e publikuar në ueb faqen e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.

“Shtetet e Bashkuara besojnë fuqimisht se Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është një mundësi historike që Maqedonia të sigurojë një ardhmëri më të ndritshme dhe të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Përkundër pohimeve se ka mundur të arrihet “një marrëveshje më e mirë”, ne nuk besojmë që një gjë e tillë është e mundur. Kjo marrëveshje ka kërkuar kompromisin e të dyja palëve. Është një mundësi që me gjasë nuk të vjen përsëri për vite të tëra, nëse jo edhe dekada. Nuk do t’u befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga pozitat e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në lidhje me Referendumin dhe me hapat në Kuvend në lidhje me ndryshimet në kushtetutë. Qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha komunitetet dhe partitë, duke përfshirë edhe tuajën, fuqimisht mbështesin anëtarësimin në NATO dhe në BE, dhe kështu ka qenë që nga pavarësimi i vendit. Tani është në duart e Kuvendit që të ndërmerr hapin e ardhshëm dhe vendimmarrës. Ju nxisim që të krijoni hapësirë, publikisht dhe privatisht, për deputetët e koalicionit tuaj që ata të vendosin si do të votojnë mbi ndryshimet kushtetuese, të lirë nga kërcënimet me dhunë, ndëshkim dhe forma të tjera të detyrimit”,- thuhet mes tjerash në letrën e ndihmës-sekretarit të shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell, dërguar kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button