Adele bëhet nënë vetëm edhe dy muaj!

Shumica e prindërve të ardhshëm mezi presin që të ndajnë me publikun lajmin e lumtur në lidhje me pjesëtarin e ri që do të arrijë në familjen e tyre.

Por, si duket, jo edhe Adele, e cila e ka fshehur shtatzëninë e saj, por kjo nuk është e tëra: këngëtarja do të bëhet nënë pas vetëm dy muajsh!

Kujtojmë, më 30 qershor Adele në faqen e saj zyrtare njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj, Simon Konecki, do të bëhen prindër. Sipas revistës ‘Heat’, fëmija do të lindë në shtator, që do të thotë se Adele ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë kur ajo bëri publik lajmin e lumtur!

Gjithçka edhe fliste për këtë: kishte refuzuar të udhëtonte me aeroplan për ceremoninë e dhënies së shpërblimeve të “Billboard”, edhe pse ajo kishte fituar 12 çmime. Po ashtu kur arriti, një javë pas kësaj, në “Novello Ivor Awards”, kishte refuzuar të fliste me gazetarët dhe të pozonte për fotografët, gjë që ishte shumë e çuditshme, duke marrë parasysh se Adele gjithmonë është llafazane dhe me humor të mirë.

“Adele mezi ka dalë prej shtëpisë disa muajt e fundit, në mënyrë që shtatzëninë ta mbante për vete sa më shumë. Gjithçka ka të bëjë me beben”, zbuloi një mik i ngushtë i këngëtares./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button