Sonte në Shkup filloi edicioni i 12-të i Festivalit Skupi (FOTO-VIDEO)

Sonte në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup nisin edicioni 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi”, transmeton Portalb.mk.

Siparin e festivalit e ngriti shfaqja “Im atë e donte Adolfin” me autor Mehmet Kraja, në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në Teatrin e Gjilanit.

Interpretuan: Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Avni Shkodra, Ali Demi, Gani Rahmani, Safete Mustafa-Baftiu, Njomza Kalaveshi, Tringa A. Hasani, Milot Sadiku, Gramos Kerqeli dhe Bashkim Nexhipi. Për skenografinë është përkujdesur Bekim Korça kurse për kostumet Vesa Kraja.

‘Im Atë e donte Adolfin’ është një hulumtim për dhjetë vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, pas kthesës së madhe historike tek shqiptarët, ku koha artikulohej përmes një dioptrie të veçantë, për dallim nga proza letrare e shkrua për atë kohë.

Ne hapjen e festivalit i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi të cilët në fjalimet pë rastin, i dëshiruan suksese drejtorit të festivalit, Muzbajdin Qamili.

Më 25 tetor të 2018-s, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Mbreti Ibi”, me autor Alfred Jarry, në regji të Goran Jevtiq e realizuar në Beograd

Interpretojnë: Goran Jevtiq, Mirjana Djurdjeviç, Viktor Kish, Katarina Jovanoviç, Dimitrije Stajiq, Sava Stojanoviç Marko Milosheviç, Sasha Niçiforoviç dhe Nemanja Rafailoviç. Skenografia është realizuar nga Viktor Kish kurse kostumet Tijana Pavlov.

Pjesa Teatrore “ Mbreti Ibi” është vepër që lidh zhanrin vodëvil me vulgaren, humorin pervers, që rezulton duke treguar anën e ligë e natyrës njerëzore, përmes një akti komik. Shfaqja është bërë spontanisht, pothuajse si një thirrje për betejë, si një mjet i vetëm i aktorëve, për t’ a shprehur qëndrimin e tyre ndaj mjedisit, i cili artin e trajton si një formë parazitare, dhe mundohet që ta asfiksojë dhe t’ a zhbëjë.

“Mbreti Ibi”
“Mbreti Ibi”

Më 26 tetor të 2018-s, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Hamm-let” – studim mbi grykësinë, me autor Giorgia Cerruti, në regji të Giorgia Cerruti e realizuar në Kompania e vogël “Magnolia” në Itali.

Interpretojnë: Davide Giglio, Federica Carra dhe Giorgia Cerruti. Skenografia dhe kostumet janë përgatitur nga Claudia Martore dhe Alessandro Di Blasi.

Studimi mbi grykësinë fillon nga e pashtershmja kryevepër e Shekspirit, duke kaluar pastaj përmes veprës Hamletmakina me gjuhës së mizore të Hajnrih Miler-it, duke vazhduar gjithashtu përmes pamjeve tjera magjepsëse nga kryevepra shekspiriane. Kjo vepër është kombinim I një hulumtimi të thellë nga estetika japoneze, me jehonat e Commedia dell’ Arte.

“Hamm-let” – studim mbi grykësinë

Më 27 tetor të 2018-s, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Lidhje të rrezikshme”, me autor H. Muller dhe S. Lakllo, në regji të Konstanton Elenkov e Teatrit të Dramës “Nikolaj Masalitinov” në Bullgari.

Interpretojnë: Mila Robert, Maria Bakalova, Konstantin Elenkov, Kristian Negalov, Aleksander Sekulov dhe Javor Karagitliev. Skenografia dhe kostumografia realizohet nga Irena Dojçeva dhe Konstantin Elenkov.

Ky është një tregim për aristokratët e Renesancës ‘Të ngelur në kënetën e mërzitjes’. Mënyra e tyre për të dalë nga kjo mërzi është përmes talljes së psherëtimave romantike të të tjerëve, të cilat me një shkathtësi të lehtë i mashtrojnë duke u premtuar, pastaj i hedhin në pendesën e përjetshme për mëkatin e bërë…deri në momentit e katarzës dhe të hakmarrjes, ku vet loja e tyre do t’i vrasë.

“Lidhje të rrezikshme”

Më 28 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Nëna dhe i biri”, me autor Jon Fosse, në regji të Dino Mustafiq e realizuar nga MAM Foundation në Tiranë.

Interpretojnë: Ema Andrea, Matia Llupa dhe Jonatan Verkuj. Skenografia është realizuar nga Klod Dedja, kurse kostumet nga Berina Kokona.

Nënë e bir, takohen pas 20 vjetësh. Përmes bisedave dhe heshtjeve, përpiqen që t’ a kthejnë kohën e humbur. Dy shpirtra të vetmuar.

“Nëna dhe i biri”

Më 29 tetor, me fillim prej ora 20:00, do të shfaqet “Mielli në damarët tonë”, me autor Igor Shtiks, në regji të Boris Lijesheviq e Institucionit Publik “Teatri i luftës” të Sarajevës.

Interpretojnë: Miki Trifunov, Kaça Doriç, Izudin Bajroviç, Admir Glamoçak, Selma Alispahiq dhe Jasenko Pashiq. Skenografia është realizuar nga Vedran Hrustanoviç, kurse kostumografia nga Lejla Hoxhiç.

“Mielli në damarët tone” të shpërndarë nëpër botë për shkak të luftës, të cilat takohen përsëri, pas 20 vitesh, në qytet, në apartament, në mbrëmje. Gjithçka ka ndryshuar, qyteti, vendi, populli, përbërja etnike, rrugët, fytyrat e njerëzve, por traumat kanë ngelur dhe nuk mund të fshihen as edhe nga koha, as edhe nga ndryshimi i lokacionit gjeografik.

“Mielli në damarët tonë”

Më 30 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Robëroje veten”, në regji të Cosmin Matei, e Teatrit të Pavarur “Dhoma e pritjes” së Rumanisë.

Interpretojnë: Zsolt Csepei, Levente Imecs-Magdó, Endre Rácz, Maya Sebők, Júlia Sipos, Tímea Udvari dhe András Hatházi. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Anna Kupás.

Varshmëria si formë e adaptimit në dislokime të ndryshme sociale që përsëriten. Një shumicë e konsiderueshme e njerëzve jetojnë buzë robërimit, duke pasur pasojë sjelljen destruktive, nga njëra anë, dhe me ndërgjegjshmërinë të plotë e mungesë të lidhjes nga ana tjetër.

“Robëroje veten”
“Robëroje veten”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button