Haradinaj: Projektligjet për transformimin e FSK-së në lexim të dytë pas 20 nëntorit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se shkarkimi i Bejtush Gashit nga pozita e ministrit të Brendshëm nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka thënë se largimi i tij nuk është ndonjë tronditje për këtë proces, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, kryeministri tha se Parlamenti mund ta rrëzojë Qeverinë kurdo që të vendosë, por që ekzekutivi ka vendosur të punojë dhe të përfundojë mandatin.

Ndërsa për pakon me projektligjet për transformimin e FSK-së, Haradinaj tha se leximi i dytë i  tyre do të jetë pas datës 20 nëntor.

Ai theksoi se janë tre çështje të rëndësishme aktuale për vendin, për të cilat çdo gjë duhet të bëhet mirë me kalkulim; formimi i ushtrisë, anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button