Dhuna në Kuvend, deputeti Sasho Vasilevski lirohet nga burgu shtëpiak

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski si i dyshuar për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvend, me vendim të Këshillit Penal do të mbrohet në liri. Për ta shfuqizuar masën e burgut shtëpiak Vasilevski si garanci ka ofruar rreth 400 mijë euro dhe pronë të patundshme njofton Portalb.mk.

“Këshilli Penal për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 –Shkup, me vendim në kuadër të propozimit të S.V i akuzuar në lëndën KOK nr. 40/18 lidhur me ngjarjet nga 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka sjellë vendim me të cilën e ka miratuar ofertën për garanci me pronë të patundshme me të cilën dhe e shfuqizoi masën burg shtëpiak. Për shkak të sigurisë për prezencën gjatë procedurës do të caktohet masa dhe detyrim ku të akuzuarit do ti merren përkohësisht dokumentet për udhëtim dhe do ti jepet ndalesë për udhëtim”, thuhet në vendimin e Këshillit Penal.

Pas vendimit të gjykatës për shfuqizimin e masës së burgut shtëpiak deputeti Vasilevski do të mund të marrë pjesë dhe të votoj në seancat e rregullta të Kuvendit.

“Derëhapësit” Mukoski dhe Vasilevski sot para prokurorisë për 27 prillin

Pas gjashtë muajve nga sulmi i 27 prillit, deputetët Krste Mukoski dhe Sasho Vasilevski sot duhet të paraqiten në Prokurorinë Publike për të dhënë llogari për terrorin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga video-incizimet e siguruara të cilat u publikuan në opinion, shihet se që të dy deputetët opozitarë janë ndër ata që gjenden në korridorin e hyrjes kryesore të ndërtesës parlamentare duke iu mundësuar protestuesve “Për Maqedoni të përbashkët” që të hyjnë brenda.

http://portalb.mk/397971-gjithcka-qe-ndodhi-gjate-sulmit-ne-kuvend-fotovideo/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button