I dyshuari për vrasjen në Reçicë të Vogël ngarkohet për tre vepra penale

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër 53-vjeçarit me iniciale A.K nga Reçica e Vogël i cili të dielën e ka vrarë gruan e tij.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme personi në fjalë ngarkohet për tre vepra penale “vrasje”, “tentim për vrasje” dhe “mbajtje të armëve pa leje”, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari veprat i ka kryer të dielën në periudhë nga ora 22 deri në orën 23 në Reçicë të Vogël. Me armën të cilën e ka mbajtur pa leje, dhe me të cilin e ka vrarë gruan e tij, H.K.(52) kishte tentuar që ta vrasë dhe një person me iniciale R.XH (50) po ashtu nga Reçica e Vogël.

Pas disa ditëve në arrati, policia mbrëmë në orët e vona A.K e ka arrestuar në fshatin Gajre të Tetovës. I dyshuari sot do të del para trupit gjykues në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button