Shkëndija e Tetovës mohon zërat e kurdisjes së lojës

Klubi i futbollit Shkëndija sot përmes një pres konference është arsyetuar për humbjen  nga Portadoun me rezulltat 2 me 1 dhe për fjalët se loja me Portadouni ka qenë e trukuar.

Sekreati i klubit Fikret Shaqiri akuzoi mediumet shqiptare duke thënë se një gjë e tillë është pritur nga mediumet maqedonase por një gjë e tillë na ka befasuar pasi që nuk është marrë  mendim nga kryesia e klubit, dhe për këtë arsyje do të ngrem edhe  padi për mediumet e caktuara , pasi që sipas tij të gjitha këto janë shpekulime.

 Ndërsa kapiteni i ekipit Nebi Mustafa thotë se disfata është disfatë dhe se nuk kemi se çka të themi “Neve na ka prekuar moralisht, pasi që nuk u ndjeshim  mirë pas të gjitha këtyre spekulimeve.

Ndërsa ai i cili akuzohet më shumë për disfatën e Shkëndijës portieri Adis Veli tha se nuk ndjehet aspak mirë për atë gol që pranoi porse ajo që bëri të pranoj atë gol sipas tij ishin reflektorat, portieri Adis Veli u kërkoi falje të gjithë fansave dhe për golin që e pranoi.
 Ndërsa trajneri i klubit, Qatip Osmani mohoi faktin se ka pasur trukime dhe se ekipi i tij ishte përgatitur për fitore, mirëpo ajo çka ndodhi ndodhi.

Ndryshe  Shkëndija e Tetovës me humbjen nga klubi gjysëm amator Portadoun turpëroi futbollin vendas, që në publik qarkullojnë zërat se kjo ndeshje ka qenë e trukuar , sidomos pas pranimit të golit nga mesi i fushës, por a ka qenë kjo ndeshje e trokuar apo jo, i ngelet FFM-së dhe UEFA-së që të vendos. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button