Interi nuk heq dorë nga Martiali

Ishte vera e vitit 2017 kur Interi për herë të parë kishte hedhur sytë nga Anthony Martial.

Ishte kur Ivan Perisic ishte duke menduar t’i bashkohej Jose Mourinhos te Manchester Untiedi, kurse Piero Ausilio iu ishte përgjigjur Djajve të Kuq duke ua kërkuar ‘Djaloshin e Artë’, të cilin nuk kishte shumë që e kishin transferuar nga Monaco, transmeton Telegrafi.

Gjuha e përbashkët në mes skuadrave nuk u gjet asnjëherë, por duket se zikaltrit nuk do të heqin dorë.

 Anthony Martial (Foto: Getty Images)

Por, francezi nuk po kalon kohë të mira te Man Utd pasi nuk janë të shumtë minuat që ka në këtë fillim sezoni.

Interi dëshiron ta shfrytëzojë gjithë këtë dhe të provojë edhe një herë, ndoshta për të fundit herë.

 Në 267 minuta lojë sa ka pasur në dispozicion në Ligën Premier, ai ka shënuar vetëm një gol.

Vlen të theksohet se ka shënuar edhe një gol në dy lojërat e para të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve që janë duke u zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button