Për shkak mungesës së një të akuzuari, u anulua seanca gjyqësore e “Dhuna në Komunën Qendër”

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Aleksandar Brajkovski gjykimi për lëndën e PSP “Dhuna në Qendër” është anuluar për më 29 tetor.

I pandehuri në gjykatë ka dorëzuar parashtresë me të cilën i njofton se në atë periudhë ka pasur të caktuar seancë në Komunën Gazi Babë, në të cilën ai është këshilltar.

Në atë reagoi prokurorja Fatime Fetai, e cila tha se shkaqet për mungesë të Aleksandrit nuk janë të justifikuara dhe janë me qëllim të zvarritet gjykimi. Ajo propozoi që gjykatësi të urdhërojë arrestim të detyrueshëm edhe atë menjëherë, transmeton MIA.

Avokati Boro Tasevski, tha se kërkesa e PSP është e pabazë sepse bëhet fjalë për seancë në rend dite të së cilës janë 12 pika që duhet t’i votojnë këshilltarët në veçanti, sepse në Këshillin e Komunës Gazi Babë raporti i forcave politike është i atillë që vetëm me një votë mund të merret ose pezullohet ndonjë vendim.

Prokurorja speciale Fetai tha se gjykatësi duhet të caktojë çka është më me rëndësi, seanca e Këshillit të komunës apo gjykimi që zhvillohet për momentin.

 

Gjykata në seancën e kaluar, me kërkesë të prokurorisë solli vendim për ndarje të procedurës kundër të akuzuarit Mitko Pecov, i cili për shkak të sëmundjes nuk mori pjesë në seancë.

LEXO: I akuzuari Mitko Pecov nuk u paraqit në seancë sepse është sëmurë, Fatime Fetai kërkoi të arrestohet

Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button