Tri gabimet e mëdha të Jurgen Klopp

Ardhja në krye e Jurgen Klopp duket se ka “ngjallur” skuadrën e Liverpool.

Sezonin e kaluar, “The Reds” luajtën në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Real Madrid, pas disa gabimeve të pa falshmë të Loris Karius, shkruan lajmi.net.

Këtë sezon, ata po vazhdojnë formën e mirë të sezonit të kaluar. Liverpool aktualisht ndanë lidershipin me Chelsean dhe Manchester Cityn në Premierligë, ku tri skuadrat kanë pikët e barabarta.

Megjithatë, ka disa lëshime nga Klopp. 3 mijë tifozë të Liverpool kanë votuar për tri gabimet më të mëdha të Klopp, publikuar nga “Givemesport”.

Gabim nga ta u konsiderua padyshim largimi i Philipe Coutinho-s. Lojtari kujtojmë se u largua në drejtim të Barcelonës.

Gjithashtu largimi i Emre Can u konsiderua i gabuar nga tifozët e klubit ( 8%).

Befasi ishin  edhe votat për Lucas Leivan (4%) që konsideronin se lojtari duhej mbajtur në skuadër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button