Krizë pengjesh në stacionin qendror të trenit në Këln

Policia gjermane ka evakuuar dhe vendosur kordon në stacionin qendror të trenave në qytetin e Këlnit pasi janë dëgjuar të shtëna me armë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Këlnit njoftoi në median sociale se në sheshin Breslauer ka ndodhur një incident pengmarrjeje.

Derisa stacioni është zbrazur, nga qytetarët është kërkuar që të qëndrojnë larg nga vendi i ngjarjes.

Më tej, në njoftimin e policisë theksohet se në vijim do të jepen informacione më të detajuara.

Ndërkohë, në lajmet e mediave lokale theksohet se kriza e pengjeve ka filluar në një barnatore në stacion në orët e drekës.

Pas incidentit janë anuluar të gjitha linjat hekurudhore, ndërsa stacioni është zbrazur dhe policia ka vendosur kordon sigurie.

Disa media lokale, duke u bazuar në deklarata të dëshmitarëve okularë, raportuan se një numër i madh të policëve kanë zhvilluar një operacion në stacionin hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button