BE: Për rastin Khashoggi kemi të njëjtin qëndrim me SHBA-të

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, njoftoi se janë plotësisht në një drejtim me qeverinë amerikane lidhur me rastin e gazetarit të humbur saudit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së i cili u mbajt në Luksemburg, Mogherini tha se ministrat e jashtëm të BE-së janë dakorduar që “autoritetet e Arabisë Saudite të kryejnë një hetim të plotë në bashkëpunim me Turqinë”.

Duke rikujtuar deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, se “I bëjmë thirrje qeverisë së Arabisë Saudite që të mbështesë plotësisht hetimin në lidhje me humbjen e Khashoggi dhe të jetë transparente rreth rezultateve të këtij hetimi”, Mogherini tha se “Në këtë çështje jemi plotësisht në një drejtim me Washingtonin”.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, theksohet se Khashoggi i cili më 2 tetor shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedurat e martesës, u konfirmua se ai nuk është larguar përsëri nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë duke përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button