Debati për ndryshimet kushtetuese vazhdon nesër

Në Kuvend ka përfunduar diskutimi për amendamentet kushtetuese dhe seanca do të vazhdojë nesër në ora 11. E fundit ka folur deputetja e pavarur Irena Stefoska, e cila pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia dedikoi deputetëve të VMRO-DPMNE-së, përcjell Portalb.mk. 

Ajo u porositi se ata mbajnë përgjegjësi edhe para simpatizuesve të tyre dhe anëtarëve, të cilëve u kanë premtuar se janë për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se atyre duhet t’u shpjegojnë se për shkak të inatit të tyre me tërë botë ua kanë vjedhur ardhmërinë.

Debati u karakterizua nga një ton i qetë, por me kundërthënie tashmë të njohura pozitë-opozitë, rreth Marrëveshjes në fjalë.

Ndryshe, Zaev sot në seancën plenare të Kuvendit për nismën e ndryshimeve kushtetuese, paralajmëroi falje të dhunuesve të Kuvendit, në kompensim që opozitarja VMRO-DPMNE, t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button