Më 18 tetor fillon edicioni i 37-të i “Skopje Jazz Festival”

Edicioni i 37-të i festivalit të muzikës xhaz “Skopje Jazz Festival” do të mbahet në Shkup më datat 18-21 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Skopje Jazz Festival, Oliver Bellopeta, gjatë prezentimit të edicionit të 37-të të këtij festivali ndërkombëtar, deklaroi se festivali i sivjetëm do të ketë një program ekskluziv, ndërsa të gjitha koncertet në kuadër të tij janë të veçanta dhe ekskluzive për nga karakteri sepse nuk janë pjesë e turneve të muzikantëve në koncertet e tyre anembanë botës.

Një risi e festivalit janë tri koncerte në mesnatë, tha Belopeta, duke shtuar se ato i japin një dimenzion ekskluziv festivalit.

“Kemi theksuar edhe më parë se është një program shumë ekskluziv, në kuptimin se të gjithë emrat vijnë këtu vetëm për koncertin në fjalë dhe nuk janë pjesë e ndonjë turneu evropian, dhe kjo është karakteristikë e festivalit”, vuri në dukje Belopeta.

Ai foli edhe për arsyen përse koncertet do të mbahen në godinën e Operas dhe Baletit të Maqedonisë, dhe jo në godinën e Orkestrës Filarmonike.

“Nëse dikush pyet përse vendosëm për Operan dhe Baletin e Maqedonisë, ndërsa jo për Filarmoninë, e cila është më e përshtatshme për ne, arsyeja është se i mungon akustika, ka një akustikë të keqe në ndërtesën e re”, tha drejtori i festivalit.

Festivali do të hapet nga pianisti i shquar në muzikën xhaz, britaniku Alexander Hawkins, i cili do të vijë nga Londra enkas për këtë festival.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit, Toni Kitanovski do të shënojë një karrierë muzikore 30-vjeçare me një koncert. Ai do të performojë së pari me projektin e tij të fundit, quintetin e Panda 5, duke promovuar albumin “Big City Scare”, dhe në pjesën e dytë do të bashkohen disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të muzikës.

Në kuadër të festivalit do të promovohet edhe manifesti i Rrjetit Evropian të Xhazit (Europe Jazz Network) për barazi gjinore në xhaz dhe në muzikën krijuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button