Vuçiç: Disa vende perëndimore punojnë që Kosova të hyjë në Interpol

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se përpara Serbisë gjendet një situatë e rëndë para votimit të radhës për pranimin e Kosovës në Interpol, për shkak se disa vende perëndimore, siç tha, “këmbë e doras” punojnë që Prishtina të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në konferencë për gazetarë në Beograd tha se votimi për anëtarësim në Interpol është mes 19 dhe 21 nëntorit, ndërsa shtoi se ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç para kësaj doemos duhet të zhvillojnë shumë thirrje dhe biseda.

“Disa nga partnerët tanë perëndimorë punojnë këmbë e doras që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit”, tha Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button