OEMVP-ja rrit numrin e ndërmarrjeve

Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore vetëm gjatë dy muajve të kaluar i janë bashkëngjitur 50 anëtarë të rij, ndërsa trendi i zgjerimit dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj do të vazhdojë, kështu deklaruan krerët e kësaj organizate gjatë takimit që OEMVP pati me prezantues me bizneset e Pollogut, në kuadër të projektit ”Java e Karvanit të OEMVP”.

Deri tani OEMVP numëron 405 anëtarë, ku dominojnë bizneset nga Tetova me 165 biznese, Shkupi me 135 biznese, Kumanova me 15 biznese, Gostivari me 41 biznese dhe qytetet tjera.
Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. 

Drejtori i ri i OEMVP, Fatmir Bytyqi informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejmë të kësaj ode. 

“OEMVP në vitin 2011 ka arritur të realizojë disa projekte konkrete për përfaqësimin dhe promovimin e bizneseve, përfshirë projektin Biznesi pa kufij, takimet me afaristët, manifestimi sipërmarrës i viti dhe projektet tjera”, theksoi Fatmir Bytyqi.

OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra , duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button