Oferta e Zaevit për falje të dhunuesve të 27 prillit, Memedi: Nuk ka kompromis me krimin dhe kriminelët

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe nënkryetari i Kuvendit, Vesel Memedi, në lidhje me ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, për t’i falur dhunuesit e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, thotë se detyrimisht imponohen kompromiset, megjithatë sipas tij, nuk ka kompromis e krimin dhe kriminelët, njofton Portalb.mk.

“Kompromiset e mëdha historike mes shteteve në arenën ndërkombëtare, detyrimisht imponojnë edhe kompromise brenda llojit, shtetit, partive politike, mes popujve që ndajnë fatin e njëjtë, me të vetmin qëllim që të shfrytëzohet momenti historik që nuk përsëritet. Por, një gjë është e sigurt – nuk ka kompromis e krimin dhe kriminelët”, thotë për Portalb.mk, Memedi.

Ndryshe, Zaev sot në seancën plenare të Kuvendit për nismën e ndryshimeve kushtetuese, paralajmëroi falje të dhunuesve të Kuvendit, në kompensim që opozitarja VMRO-DPMNE, t’i votojë ndryshimet kushtetuese.

“Hajde të pajtohemi, hapi i parë le të jetë 27 prilli. Atëherë, të gjithë ishim shënjestër e mundshme nga individë të manipuluar, dhe kjo është mundësi e shkëlqyer, duke qëndruar bashkë për ardhmërinë e Maqedonisë dhe fëmijët tanë, që t’i falim dhe të pajtohemi. Hajde ju të anës së djathtë të Kuvendit jepuani dorën anës së majtë të Kuvendit, hajde ju kolegë të anës së majtë të, jepuani dorën anës së djathtë”, tha Zaev.

Zaev tha se është koha që, siç tha ai “të falemi dhe të pajtohemi”, duke thënë se është i gatshëm që të mbajë edhe përgjegjësi politike për shtrimin e dorës për falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button