Danev: Është e saktë që Marrëveshja me Greqinë, Maqedonisë ia hapë rrugën euro-atlantike

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE, Dragan Danev, i cili ishte njëri ndër funksionarët e rrallë që aktivisht mori pjesë në referendumin për Marrëveshjen e Prespës, në seancën e sotme parlamentare, tha se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

“Unë nuk jam ekspert i të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, por nga bisedat me ta, është e qartë se kjo marrëveshje është e dëmshme për interesat nacional të Maqedonisë. Më saktësisht, kjo marrëveshje i hap rrugët drejt NATO-s dhe siguron siguri të caktuar për anëtarësim në BE. Dhe në asnjë mënyrë nuk desha të ndikoj në vendimin e qytetarëve në referendum, pasi që ajo ishte çështje për qytetarët dhe familjet e tyre dhe ardhmërinë e gjeneratave. Por, këtë referendum edhe KSHZ e shpalli të pasuksesshëm dhe si deputetë i cili ka dhënë betim se do ta mbrojë Kushtetutën nuk kam as mundësi dhe as vullnet që të votoj kundër qytetarëve”, tha Danev.

Ai e pyeti kryeministrin Zoran Zaev se pse nuk ka tentuar që të arrijë konsensus partiak, parlamentar ose nacional për këtë çështje, pse nuk i ka përfshirë ekspertët nga radhët e opozitës ose nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, por edhe pse nuk u hoq nga tavolina e bisedimeve emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Që opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese, kryeministri Zaev ofroi amnisti për terrorin e 27-prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button