“Rusia nuk dëshiron kurrfarë marrëveshje të Serbisë me Kosovën”

Drejtoresha e Qendrës për studime euro-atlantike (CEAS) Jelena Miliq mendon se Rusia nuk dëshiron kurrfarë marrëveshjeje ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, sipas saj Serbia gjendet ndërmjet dy zjarresh ndërsa ka shtuar se bashkëpunimi me Rusinë varet nga përkrahja që administrata e Trumpit i jep Serbisë.

Miliq për “Radio Kosova 2” në gjuhën serbe, duke komentuar rezultate e vizitës së Vuçiqit në Moskë ka thënë se përkundër mungesës së informatave zyrtare, është e qartë se Rusia nuk dëshiron lëvizje në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ajo sqaroi se sa më shumë që të vonohet arritja e marrëveshjes Serbi – Kosovë, aq më gjatë do të jetë periudha e “hyrjes së Rusisë” në rajon gjë që mundëson ekzistimin e edhe të një pike neuralgjike që Rusia mund ta shfrytëzojë për interesa të veta.

“Dhe këto interesa shërbejnë para së gjithash për diskreditimin e politikave evropiane në rajon. Për këtë arsye Serbia gjendet ndërmjet dy zjarreve”, thotë Miliq.

Ajo ka thënë se pajisja e Serbisë me helikopterët rusë MI35, ka qenë shumë kundërproduktive.

“Kjo dihet pak a shumë edhe në Serbi, ndërsa blerja e pajisjeve ushtarake nga Rusia mund të ndikojë në marrëdhëniet me SHBA-në për shkak të sanksioneve që Washingtoni i ka vendosur dhe për shkak të përzierjes së Rusisë në Ukrainë si dhe përzierjes në punët e brendshme të vendeve partnere”, ka theksuar Miliq.

Ajo ka vlerësuar se komunikim ndërmjet Serbisë e NATO-s është shumë më i mirë.

“Mendoj se mund të ndodhë një rritje e vogël e trupave ndërkombëtare në Bosnjë ose në Kosovë në periudhën e arritjes së ndonjë marrëveshjeve eventuale gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Miliq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button