Maqedoni, nga mesnata shtrenjtohen çmimet e derivateve

Prej sonte në mesnatë, çmimet e dizelit dhe të benzinës do të rriten për 1, 1,5  dhe 2 denarë ka njoftuar Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.

Çmimi i euro dizelit BS-95 dhe i euro super BS-98 do të rriten për 1 denarë ose 1,5 denarë për litër. Çmimi i ri i euro super BS-95 do të jetë 74,5 denarë për litër, përderisa çmimi me pakicë i euro super BS-98 do të shitet 76,5 denarë për litër.

Dizeli do të shtrenjtohet për 2 denarë, domethënë 69 denarë për litër.

Megjithatë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për 2.5 denarë, në 58 denarë për litër. Ndërkaq çmimi me pakicë i naftës bruto M-1 NS rritet për 2,659 denarë në 38,409 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button