Ministri Bekteshi: Me projekte konkrete përforcojmë sektorin energjetik në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së RM-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe USAID-it, si dhe mes Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe USAID, në lidhje me “Projektin për mbështetje të reformave në sektorin e energjetikës në Maqedoni”.

Ministri Bekteshi, siç thuhet në njoftim për media,  me këtë rast tha se nënshkrimi i këtyre dy memorandumeve për bashkëpunimi me USAID-in, njërin për zhvillimin e tregjeve rajonale energjetike dhe tjetri për të mbështetur reformat në sektorin energjetik në Maqedoni, dëshmon qasjen serioze që ka kjo qeveri ndaj sektorit energjetik.

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, energjetika është një nga fushat prioritare strategjike, prandaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë këtij sektori. Objektivi strategjik i saj është që të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori duke bërë të mundur që ajo të jetë konkurruese në tregun e energjisë me përkujdesje të vazhdueshme për ambientin, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatik. Prandaj ne po punojmë në përfshirjen sa më të madhe të energjisë rinovuese dhe nxitjen e masave për efikasitet energjetik dhe kemi bashkëpunimin të vazhdueshëm me USAID-in për të siguruar një mjedis të favorshëm për investitorët dhe nga nënshkrimi i memorandumit presim që ky bashkëpunimi ynë të thellohet për të realizuar qëllimet e përcaktuara”, tha  Bekteshi.

“Miratimi i Ligjit për Energjetikë në qershor të 2018 ka hapur shumë mundësi të reja për zhvillime të mëtutjeshme si, bashkimin ( i “një ditë e më parë “ i)e tregjeve energjetike me R.e Bullgarisë, zbatimin e procedurave për ndarjen e operatorëve transmetues për qasje jodiskriminuese në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe të gazit , siguri në furnizim dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, realizimin e masave për të mbështetur dhe nxitur prodhimin e  energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë, mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë dhe shumë përfitime të tjera” shtoi më tej ministri Bekteshi.

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Xhes Bejli nënshkrimin e këtyre memorandumeve e cilësoi si akt të rëndësishëm i cili do të ndihmojë qeverinë e RM-së të jetë më afër përmbushjes së rregullativës ligjore të BE-së i cili rregullon tregjet energjetike.

Zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev tha se në kuadër të Projektit të USAID-it, i cili i referohet reformave të sektorit të energjisë, ligji për energjetikë u miratua në maj 2018, i cili është në përputhje të plotë me Direktivat e Treta të BE-së në lidhje me tregun e brendshëm të energjisë dhe me këtë janë inicuar reformat në sektorin energjetik, që është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë.

Drejtori i Komisionit Rregullator të energjetikës Marko Bislimovski në fjalimin e tij me këtë rast tha se për zbatimin e plotë të Ligjit për Energjetikë është e nevojshme të miratohen mbi 80 akte nënligjore, rregullore dhe akte të tjera. Procesi i hartimit të këtyre akteve është kompleks dhe kërkon angazhim të madh nga të gjithë aktorët në sektorin e energjisë.

Ju kujtojmë se Republika e Maqedonisë, si anëtare e Komunitetit Energjetik, është e obliguar të bëhet pjesë e Tregut të Brendshëm të Energjisë në BE. Me ndihmën teknike të USAID-it, u hartua Ligji i ri për Energjetik, që është në harmonizim të plotë me të ashtuquajturin Pako e Tretë e Direktivave që rregullojnë tregjet  energjetike të BE-së. Me këtë, Republika e Maqedonisë plotësoi kërkesat e Komunitetit Energjetik, që rezultoi me tërheqjen e mosmarrëveshjeve të ngritura nga ky institucion evropian ndaj vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button