Deputeti Dimovski kërkoi të hiqet pika e rendit të ditës për ndryshimet kushtetuese, “kundër” votuan 67 deputetë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi që pika e rendit të ditës për ndryshimet kushtetuese të hiqet nga rendi i ditës sepse, siç tha si, Kuvendi nuk ka legjitimitet që as zgjedhjet e as referendumi të hyjë në procedurë të ndryshimeve kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

“Në përbërjen e Kuvendit asnjë parti politike ose deputet nuk ka dhënë premtim për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Koalicioni i VMRO-DPMNE-së para fushatës zgjedhore shkroi se nuk do ta lejojë këtë, ndërsa Koalicioni i LSDM-së premtoi se nuk ka ndryshim të kushtetutës. Ky Kuvend nuk ka legjitimitet zgjedhor që të hyjë në procedurë. Për ndryshimin e Kushtetutës nuk ekziston referendum konsultativ, ndërsa edhe përkundër kësaj vendimi i miratuar në referendum është i obliguar”, tha Dimovski.

Megjithatë për propozimin e tij që të hiqet rendi i ditës, votuan vetëm 39 deputetë, ndërsa 67 deputet janë kundër dhe propozimi nuk kaloi.

Rendi i ditës, është votuar nga 71 deputetë “për” dhe 40 deputetë “kundër” dhe për këtë shkak filloi diskutimi në Kuvend.

Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button