Ndryshimet kushtetuese, Zaev shtrin dorën e pajtimit për dhunën e 27 prillit

Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ndryshimet kushtetuese duke e sqaruar propozimin kuvendor, edhe njëherë i ka ftuar deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

“Hajde të pajtohemi, hapi i parë le të jetë 27 prilli. Atëherë, të gjithë ishim shënjestër e mundshme nga individë të manipuluar, dhe kjo është mundësi e shkëlqyer, duke qëndruar bashkë për ardhmërinë e Maqedonisë dhe fëmijët tanë, që t’i falim dhe të pajtohemi. Hajde ju të anës së djathtë të Kuvendit jepuani dorën anës së majtë të Kuvendit, hajde ju kolegë të anës së majtë të, jepuani dorën anës së djathtë”, tha Zaev.

Ai ka theksuar se vota e vërtetë është ajo që do të na dërgojë në familjen euro-atlantike.

“Ju jeni në shtëpinë e demokracisë dhe duhet që të bëni zgjedhje të vërtetë”, i porositi Zaev deputetët duke kërkuar nga to që të bëjnë zgjedhje të vërtetë dhe logjike, përkundër ndarjeve dhe izolimit.

“Erdhi koha që t’u themi “stop” ndarjeve, ja ku është mundësia që të falemi”, tha Zaev, duke folur për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Zaev tha se është koha që siç tha ai “të falemi dhe të pajtohemi”, duke thënë se është i gatshëm që të mbajë edhe përgjegjësi politike për shtrirjen e dorës për falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

“Dërgoj porosi për falje dhe pajtim për ngjarjet e 27 prillit, të ulemi dhe ta bëjmë atë. E di se ajo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj atë çmim politik. Politikanët vijnë e shkojnë, por populli ngelet. Nuk ka ardhmëri për vendin nëse ne këtu në Kuvend nuk i falim”, ka porositur Zaev.

http://portalb.mk/563066-seanca-plenare-do-te-realizohet-marreveshja-e-prespes-ose-maqedonia-shkon-ne-zgjedhje-foto/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button