Kamenos: Cipras e di propozimin alternativ për marrëveshjen e Prespës, por nuk e miratoi

Si partner i koalicionit në Qeveri kam pasur obligim të prezantoj propozim alternativ, të cilin kryeministri Aleksis Cipras e di, por nuk e ka miratuar si politikë nacionale, kështu tha ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në intervistë për televizionin shtetëror grek ERT në lidhje me planin e tij B për marrëveshje ndërkombëtare si alternativë e Marrëveshjes së Prespës, në takim me përfaqësueses të Administratës amerikane gjatë vizitës së tij në Uashington, transmeton Portalb.mk.

“Propozimin alternativ e di kryeministri, por nuk e ka miratuar si politikë nacionale. Kam sqaruar se kjo, sipas mendimit tonë, do të duhej të ishte propozim”, tha Kamenos duke e shpjeguar se propozimi i tij është që të garantohet siguria në rajon sipas shembullit të takimeve tre dhe katër palëshe që i mban Greqia, të bëhet një marrëveshje në të cilën do të marrin pjesë Shqipëria, Greqia, Maqedonia  dhe SHBA dhe më pas të kyçet edhe Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button