Gjykata e anuloi seancën për “TNT” që Gruevski të jetë i pranishëm në Kuvend

Gjykimi për lëndën “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike është anuluar për më 25 tetor pasi që Gjykata e ka miratuar kërkesën e të akuzuarit, Nikolla Gurevski, që të marrë pjesë në seancën në Kuvendin e Maqeodnisë në të cilën në rend dite janë ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

Përpara fillimit të seancën, Gruevski, nga Gjykata kërkoi që t’i lejohet si deputet të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Ai tha se deri më tani nuk është thirrur në funksionin e deputetit, por vlerëson se seanca e re është caktuar për më orën 11 dhe është e rëndësishme dhe duhet që të marrë pjesë.

Në seancën e sotme është dashur që të dorëzohen dëshmitë materiale për lëndën në lidhje me shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” në pronësi të Fijat Canovskit.

Në seancë janë kanë qenë të pranishëm të akuzuarit, në mesin e të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish kryetari i Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale, gjegjësisht për shkak të urrejtjes politike e kanë rrëzuar kompleksin “Kosmos” të Fijat Canovskit.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button