Konfirmohet shtatzënia e Meghan Markle, dukesha dhe princi Harry prindër së shpejti

Në dasmën e princeshës Eugenia, ajo mori vëmendjen më të madhe mediatike! Jo vetëm për sharmin dhe elegancën që e karakterizon, por për faktin se të gjithë sytë u paparacëve dhe gazetarëve të pranishëm në këtë ngjarje, u ngulitën tek detajet që shtuan dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Meghan Markle. Dukesha e Sussex, e veshur me një pallto të gjatë blu, nuk e hoqi për asnjë moment atë nga trupi, as gjatë daljes nga makina, as gjatë momenteve të bukura të celebrimit të çiftit në kishë. Të gjithë këto elementë shtuan edhe më shumë dyshimet se bashkëshortja e princit Harry ishte në pritjen e ëmbël, transmeton Class.

Por, prej ditës së sotme nuk ka më vend për dyshime! Kensington Palace vetëm pak minuta më parë, përmes një njoftimi zyrtar dha lajmin e shumëpritur. Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen për herë të parë prindër në pranverën e vitit të ardhshëm. “Dukesha e Sussex dhe princi Harry janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se presin fëmijën e tyre në pranverën e vitit 2019-të. Ata kanë vlerësuar gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që prej ceremonisë së dasmës së tyre në maj, ndaj janë të kënaqur që sot të ndajnë këtë lajm të lumtur me publikun”!

Meghan dhe princi Harry u martuan në 19 maj të këtij viti, në një ceremoni madhështore, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të famshme nga bota e spektaklit, kinemasë, modës, etj.

Shumë urime për çiftin mbretëror!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button