Roma do ta huazojë Karsdorpin në janar

Rick Karsdorp po kalon ditët e tij të fundit te Roma.

Mbrojtësi holandez nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe me stilin e Romës.

Pas një viti e gjysmë në kryeqytetin italian, duket se holandezi do të largohet në drejtim të vendlindjes së tij, transmeton Telegrafi.

Dy lëndime të rënda të pësuara dhe pak minuta në këmbë kanë bërë që Karsdorp ta humb durimin e tij.

La Gazzetta della Sport ka shkruar se Roma do ta huazojë mbrojtësin e djathtë gjatë afatit kalimtar të janarit.

 Rick Karsdorp . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ish-skuadra e tij Feyenoord dhe AZ Alkmar janë në garë për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit këmbëshpejtë.

23-vjeçari mund të qëndrojë edhe në Serie A, pasi interesimi për të nuk ka munguar.

Parma dhe Bologna janë dy ekipet që gjithashtu po e duan huazimin e lojtarit për gjashtë muaj.

I sigurt është vetëm largimi i Karsdorpit nga Roma, por jo edhe skuadra e tij e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button