Protestë me pankartë në gjuhën franceze: Nuk ju votuam që ta ndërroni emrin (FOTO+VIDEO)

Seancës plenare për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, i parapriu protesta me mbishkrime “Je suis Macedonia”, “nuk ju votuam që të ndërroni emrin”, “ua të korruptuar”, ku nëpërmjet brohoritjeve u kërkua që Qeveria aktuale të japë dorëheqje, deputetët të mos i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Rruga para Kuvendit të Maqedonisë ishte e bllokuar, pasi që 20 protestues kishin vendosur një shator në mes të rrugës, e rrethuar me pankarte në të cilat shkruanin kërkesat e tyre që të rritet rezistenca e rruajtjes së emrit të Maqedonisë. Ata vendosën fleta rreth gardheve të Kuvendit me të cilat bëhej thirrje për grumbullim publik maratonik.

Shumica e protestuesve thanë se Qeveria e aktuale duhet të japë dorëheqje, pasi që sipas tyre, ajo e  ka shitur emrin, identitetin dhe gjuhën e tyre, edhe pse në pankarta shkruhej në gjuhën franceze “Je suis Macedonia” (Këtu është Maqedoni) . Ata ftonin që deputetë të mos i votonin ndryshimet kushtetuese, dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, krahas sot, protesta do të mbahen çdo ditë gjatë periudhës kohore 10:00-14:00. Protesta maratonike janë paralajmëruar edhe para Prokurorisë Themelore Publike. Siç thonë organizatorët, qëllimi i protestës është që të vazhdohet rezistenca maqedonase deri sa nuk plotësohen kërkesat për aprovim të dorëheqjes së qeverisë aktuale.

Përndryshe, ndryshimet kushtetuese që janë sot në rend dite të seancës së 61 të Kuvendit të Maqedonisë, parashihen me marrëveshjen Maqedoni – Greqi, transmeton Portalb.mk.

 

LEXO: Deputeti Zekiri: Amnisti nuk do të ketë, Maqedonia do të jetë shtet euroatlantik

http://portalb.mk/563066-seanca-plenare-do-te-realizohet-marreveshja-e-prespes-ose-maqedonia-shkon-ne-zgjedhje-foto/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button