Rouhani: SHBA-të duan ‘ndryshimin e regjimit’ në Iran

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë “ndryshimin e regjimit” në Iran ka thënë Presidenti iranian, Hassan Rouhani, duke shtuar se administrata aktuale amerikane është më armiqësorja që Republika Islamike ka hasur në katër dekadat e saj.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur, pasi që Presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, duke e cilësuar si të gabuar sepse nuk kufizonte programin e raketave balistike të Iranit.

“Në 40 vitet e fundit nuk ka pasur një ekip më të keq ndaj Republikës Islamike sesa administrata e tanishme amerikane”ka thënë Rouhani gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin shtetëror, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ka pasur momente kur një person ishte armik. Pjesa tjetër ishin të moderuar. Tani … më të këqijtë janë mbledhur bashkë”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button