Vlora Çitaku: Agjencia e lajmeve serbe bën propagandë për Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj agjencisë së lajmeve serbe “Kurir.rs”, pasi që kjo e fundit ka raportuar se Prishtina është duke përgatitur një sulm terrorist ndaj serbëve.

“Paralajmërim dramatik për shërbimet e sigurisë: Terroristët përgatisin sulm ndaj serbëve! Prishtina fshehurazi krijon një ushtri”, është titulli që ka bërë ambasadoren të reagojë.

Çitaku ka thënë se Kosova është vendi më pro perëndimorë në rajon dhe asnjë propagandë e sponsorizuar nga shteti serb nuk mund të ndryshojë këtë, njofton Klan Kosova.

“Propaganda e sponsorizuar na Beogradi kurrë nuk pushon së mahnituri me imagjinatën e tyre. Kosova është vendi më pro SHBA dhe BE në rajon, anëtar aktiv i koalicionit kundër ISIS-it. Asnjë propagandë e sponsorizuar nuk mund ta ndryshojë vizionin dhe angazhimin tonë, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Këtu mund të lexoni postimin e plotë të ambasadores në Facebook:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button