Buçkovski: As me Zaevin, as me Dimitrovin nuk kam folur për t’u bërë ambasador në SHBA

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski, ka demantuar informatat që u publikuan në opinion se ai do të jetë ambasador i Maqedonisë në SHBA. Ai thotë se deri më tani nuk ka biseduar as me kryeministrin, Zoran Zaev, por as me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

“Është sfidë e madhe që të jesh ambasador i Maqedonisë në SHBA, por të them të vërtetën, as me kryeministrin, por as me ministrin e Punëve të Jashtme, nuk kam biseduar për këtë temë”, tha Buçkovski për “Plusinfo”.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme, as nuk e ka konfirmuar lajmin, por as nuk e ka demantuar, duke u arsyetuar se sot është e diel dhe se nesër do ta konfirmojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button