Prej vitit të ardhshëm, në Maqedoni do të ketë pikë-pagesa të reja rrugore

Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillojë të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi-Smokvicë. Nga maji i vitit të ardhshëm do të fillohet të paguhet taksë rrugore në autostradën e re Demir Kapi- Smokvicë, njofton Alsat M.

Dy pikë-pagesat e reja në Demir Kapi dhe në Gjevgjeli janë duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojnë deri në fund të prillit. Por, përveç këtyre dy pikë-pagesave të reja, janë planifikuar edhe tri në autostradat e reja.

Vitin e ardhshëm taksë rrugore do të paguhet edhe në dy pikë-pagesa rrugore që do të vendosen në autostradën Milladinovc-Shtip, ndërsa një pikë-pagesë është parashikuar në autostradën Kërçovë-Ohër, pasi që të ndërtohet. Drejtori i Agjencisë për rrugë Zoran Kitanov paralajmëron se deri në fund të vitit pagesë elektronike të taksave rrugore do të ketë në autostradën nga Kumanova drejt Shkupit, e deri në Kavadar.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë, krahasuar me ata të rajonit paguajnë taksa rrugore më të shtrenjta. Nëse një shtetas i Rumanisë për 7 ditë paguan taksa në vlerë prej 3 eurove, një shtetas i Maqedonisë për 7 ditë paguan 10 euro. Një qytetar i Maqedonisë, nëse udhëton nga Gostivari për në Kumanovë, duhet të paguajë 8 euro vetëm për një shkuarje-ardhje, por nëse të njëjtit i bie të udhëtojë për 7 ditë, duhet të paguajë 56 euro.

LEXO: Maqedoni, miliarda denarë harxhime vetëm për pikë-pagesa (FOTO)

Analizë: Maqedonia me taksa rrugore më të shtrenjta në Ballkan (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button