Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit mbi turmë në Gjermani

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi që një avion i vogël i prodhuar nga “Cessna”, u rrëzua mbi një turmë në shtetin perëndimor Hesse të Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu raportohet se disa të tjerë janë plagosur gjatë incidentit që ndodhi rreth orës 3:45 pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Avioni Cessna ka goditur dy të rritur dhe një fëmijë, shkruan Reuters.

Gjatë përpjekjes për të ateruar, avioni ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur përmbi turmën e njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button